Prishtinë, 24 mars 2015
Me qëllim të informimit të drejtë, Kryesia e BIK-së njofton opinionin e gjerë dhe besimtarët e saj se Dr. Shefqet Krasniqit nuk i është ndërprerë marrëdhënia e punës në BIK. Pra, ai vazhdon të jetë profesor i rregullt në Fakultetin e Studimeve Islame në Prishtinë, aty ku edhe ka qenë më parë. Ndërsa, për sqarim, e ritheksojmë se Këshilli i Bashkësisë Islame i Prishtinës të njëjtit ia ka ndërprerë kontratën e punës me honorar si ligjërues në Xhaminë e Madhe në Prishtinë. Vendimi i Këshilli të BI-së së Prishtinës është në përputhje të plotë me të gjitha aktet normative në fuqi.

Prandaj, ftojmë besimtarët tanë që mos të bien pre e spekulimeve dhe manipulimeve që janë duke qarkulluar këto ditë nëpër qarqe të ndryshme përmes rrjeteve sociale se gjoja BIK ka përjashtuar nga puna Shefqet Krasniqin.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…