Prishtinë, 13 tetor 2014
Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës dënon shkrimin e grafiteve në pronën e Manastirit të Deçanit si një akt të papranueshëm, të dënueshëm dhe kundër mësimeve e traditës fetare.

Atakimi i objekteve fetare e kulturore është vepër e kryer nga ata që nuk ia duan të mirën vendit dhe populli të Kosovës. Një akt i tillë dëmton përpjekjet e bashkësive fetare për të kultivuar tolerancën e mirëkuptimin ndërfetar e ndëretnik.
Edhe krahasimet që janë bërë në grafite janë të papranueshme për shoqërinë kosovare, sidomos për karakterin çlirimtar të luftës së UÇK-së.
Bashkësia Islame e Kosovës mbetet e përkushtuar për kultivimin e tolerancës e mirëkuptimit në vendin tonë.

  • Tender

    Prishtinë, 20 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës Shpall: I. …
  • Tender

    Prishtinë, 12 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës Shpall:&nbs…
  • Konkurs

    Datë: 6 nëntor 2024 Këshilli i Bashkësisë Islame në Drenas, shpallë: K O N K U R S Për plo…
Shfaq më shumë në Njoftime

Shfleto

Tender

Prishtinë, 20 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës Shpall: I. …