Prishtinë, 09 nëntor 2018

Me rastin e zgjedhjes së Naim ef. Tërnavës, si Myfti i Republikës së Kosovës, me një telegram urimi kanë uruar edhe diaspora shqiptare, më konkretisht Bashkësia Islame Shqiptare e Zvicrës dhe Unioni i Qendrave Islame Shqiptare në Gjermani..

“Me rastin e zgjedhjes suaj si Myfti i Kosovës, më lejoni që në emrin tim personal t’u urojë, duke lutur Allahun e Madhërishëm që t’u ndihmojë në punën dhe angazhimet tuaj të mëdha që keni para vetes. Ne jemi shumë të interesuar dhe të përkushtuar që të bashkëpunojmë ngushtë me Bashkësinë Islame të Kosovës, ndaj mbesim me shpresë se bashkëpunimi ynë do të jetë i vazhdueshëm”, thuhet në telegramin e urimit të kryetarit të Bashkësisë Islame Shqiptare të Zvicrës z. Fehim Abazit.

Ndërkaq në urimin e kryetarit të Unionit të Qendrave Islame Shqiptare të Gjermanisë z. Mensur Halilit, thuhet: “Unioni i Qendrave Islame Shqiptare të Gjermanisë u përcjell urimet më të përzemërta me rastin e zgjedhjes si kryetar i Bashkësisë Islame të Kosovës, duke iu uruar mbarësi, sukses dhe punë të begatshme në krye të këtij institucioni. Allahu ju forcoftë në këtë rrugë e ju ndihmoftë!”

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…