Prishtinë, 7 shtator 2021

Këshilli i Bashkësisë Islame të Malishevës ka pranuar sot 43 ari truall vakëf për nevojat e këtij Këshilli. Kjo traditë e mirë e lënies së tokës vakëf për nevojat e Bashkësisë Islame është vazhduar edhe nga vëllezërit Berisha, të cilët dhuruan 36 ari truall, si dhe nga Milazim Hamëz Hoti, i cili dhuroi 7 ari truall.

Me këtë rast, kryetari i KBI-së së Malishevës, Sead ef. Paçarizi, falënderoi donatorët, duke lutur Allahun xh.sh. që kjo vepër e tyre të pranohet si sadaka rrjedhëse për këto familje.

Shembujt e personave që po lënë tokën vakëf dita-ditës janë duke u shtuar, për çka Bashkësia Islame është tejet mirënjohëse dhe falënderuese.

Lusim Allahun e Madhëruar që vëllezërit Berisha dhe Milazim Hamëz Hotin, por edhe të gjithë bamirësit t’i shpërblejë me mirësitë e Tij të pafundme!

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Listat e pagesave për projektin “Kurbani 2024” në Bashkësinë Islame të Kosovës

Bashkësisë Islame e Kosovës njofton të gjithë besimtarët se ka përfunduar me sukses për kë…