Prishtinë, 13 prill 2020
Aksioni humanitar i nisur nga Shoqata Humanitare Bereqeti i filluar para dy ditësh “Sofra e Ramazanit 2020” ka filluar të përkrahet me të madhe nga shumë qytetarë të Kosovës.Në kuadër të kësaj, dega e “Bereqetit” në Vushtrri sot ka filluar aksionin e mbledhjes së fondeve. Kjo shoqatë pranoi shumën 750 euro nga drejtori i kompanisë ndërtimore “Ariani Company” z. Naser Imeri, të cilat do të përdoren për blerjen e 30 pakove ushqimore. Po ashtu edhe drejtori i “Urban Grup” z. Agim Maloku dhuroi 400 euro, fonde të cilat do të përdoren për blerjen e 16 pakove ushqimore.
Ata që duan të jenë pjesë e këtij aksioni mund të drejtohen në zyrat e KBI Vushtrri ose në numrat e telefonit: 044-213-414 dhe 044-701-072.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…