Myftiu i Republikës së Kosovës mr. Naim Tërnava priti sot në takim një grup të deputetëve të Kuvendit  të Kosovës të përbërë nga zv. Kryetari i parlamentit të Kosovës z.Glauk Konjufca  , Teuta Sahatçiu   kryesuese e grupit të grave deputete, Alma Lame  , Hashim Deshishku  , Ahmet Isufi , Blerta Deliu  , Flora Brovina  , Donika Kada –Bujupi , Lirie Kajtazi dhe Halit Krasniqi.

Myftiu Tërnava fillimisht u  shprehu mirëseardhje deputeteve të Kuvendit të Kosovës  në selinë e BIK-ut , dhe i njoftoi mbi rolin dhe angazhimet e BIK-ut në kultivimin e vlerave humane, morale e fetare dhe të bashkëjetesës në Kosovë.

Znj, Teuta Sahatçiu falënderoi Myftiun për pritjen , për  kontributin  dhe angazhimin e BIK dhe institucioneve të saja në forcimin dhe zhvillimin e  shtetit të Kosovës dhe  për kohën që ka ndarë për të dëgjuar shqetësimet e grave deputete të Parlamentit të Kosovës.

“ Jemi këtu për të ngritur shqetësimet tona  në lidhje me videon e lansuar ditëve të fundit  në media, për gjuhën e  rëndë të përdorur nga një imam  për femrën kosovare”  tha mes tjerash znj.Sahatçiu.

“Ne të gjithë jemi të shqetësuar me këtë fjalor të rëndë , dhe për BIK-un kjo gjuhë komunikuese  me masën është e papranueshme dhe nuk përkon me etikën  profesionale të një thirrësi – Imami. KBI në Prizren   ka adresuar lëndën e tij në komisionet disiplinore  të BIK-ut dhe pritet që komisioni në fjalë të marrë masat e duhura përkatëse, tha mes tjerash Myftiu Tërnava.
{gallery}deputete{/gallery}
Në ndërkohë Imami në deklaratën e tij me shkrim drejtuar organeve të BIK-së ka kërkuar falje publike dhe  se në asnjë mënyre nuk ka pasur për qëllim fyerjen e femrës kosovare , porse i irrituar nga raportet e organeve mbi shtëpitë publike në Prizren  dhe  prostitucionin e përhapur  në shoqëri  si një fenomen shkatërrues, nuk ka arritur të  përmbaj vetën.

Myftiu Tërnava  poashtu  njoftoi grupin parlamentar të deputetëve edhe për problemet me të cilat po përballet BIK-së dhe, në veçanti, theksoi mungesën e ligjit për  pozitën juridike  të bashkësive fetare në Kosovë, problem ky që rëndon BIK-un dhe bashkësitë fetare tjera në vend ”,- tha Myftiu i Republikës së Kosovës mr. Naim Tërnava.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…