Departamenti i të Rinjve i Kryesisë së Bashkësisë Islame në kuadër të aktiviteteve të tij gjatë muajit të Ramazanit shtroi iftar për përfaqësuesit e asociacioneve rinore.

Të hënën më 29.07.2013, Departamenti i të Rinjve i Kryesisë së Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës shtroi iftar në ambientin e Hotel “Victory”, për përfaqësuesit e asociacioneve rinore, udhëheqësit e degëve të Departamentit të të Rinjve nëpër këshillat e bashkësisë Islame të Kosovës, profesorë te Medresesë “Alaudin”, pjesëtarë të njësisë speciale për intervenim të shpejt të Policisë së Kosovës, përfaqësues të ndryshëm të organizatave joqeveritare, e të ftuar të tjerë etj.

Pas këndimit të ezanit për hapjen e iftarit, nga përfaqësuesi i degës së Departamentit  në Pejë Muhamed Mavraj, të pranishmit në emër të organizatorit i përshëndeti, Mr. Fitim Gashi, udhëheqës i Departamentit të të Rinjve të BIK-ut i cili pasi i falënderojë pjesëmarrësit për përgjigje në ftesë ndër të tjera tha: “Më lejoni që në emër të Departamentit të të Rinjve të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës t’ju përshëndes dhe t’ju shpreh mirëseardhje në këtë iftar duke e lutur Allahun e Gjithëfuqishëm që të na e pranon agjërimin dhe të gjitha veprat e mira…E falënderojmë Allahun e Madhërishëm i cili na e mundësoj ta presim dhe ta përjetojmë këtë muaj të bekuar dhe të takohemi përsëri të gjithë së bashku këtu pran sofrës së Tij. Departamenti i të Rinjve i Kryesisë së Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës tashmë i konsoliduar me 20 degët e tij nëpër qytetet e Republikës së Kosovës punon dhe vepron për konsolidimin e një shoqërie të mirëfilltë, me një rini të shëndosh në të cilën do të ruhen, respektohen, dhe kultivohen  vlerat fetare e kombëtare. Ndaj për të realizuar këto synime Departamenti i të Rinjve i BIK-ut ka qenë dhe do të mbetet i gatshëm gjithë herë për bashkëpunim me ju dhe me të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës…e lusim Allahun e Lartësuar që sikurse jemi bashkuar sot këtu pran sofrës së Tij të bashkohemi në fjalë dhe vepra të mira se vetëm kështu do të realizojmë aspiratat tona për një të ardhme sa më të mirë”.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava vizitoi punishten e Xhamisë Qendrore në Prishtinë

Prishtinë, më 8 tetor 2024 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnav…