Të Dielën më 28.07.2013, me rastin e përkujtimit të çlirimit të Mekës,  Departamenti i të Rinjve i Kryesisë së Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës organizoi tribunë për nder të kësaj ngjarje historike. Tribuna u mbajt në ambientin e xhamisë ”M.Sherif Ahmeti” në Prishtinë.

Fillimisht të pranishmëve me një fjalë rasti iu drejtua Abedin Sadriu, nga Departamenti i të Rinjve, i cili nder të tjera tha:, Më lejoni që në emër të Departamentit të të Rinjve të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës t’ju përshëndes dhe t’ju uroj këtë muaj të bekuar duke e lutur Allahun e Lartësuar që të na e pranon agjërimin dhe të gjitha veprat e mira. S’ka dyshim se muaji i Ramazanit është muaji i ngjarjeve dhe ndodhive të  mëdha historike të cilat lanë gjurmë në historinë e njerëzimit. Ky muaj veçohet me natën e kadrit e cila është më e vlefshme se sa njëmijë muaj, veçohet me fitoren e Bedrit e cila solli momentin vendimtarë ndërmjet besimit dhe mohimit, si dhe me çlirimin e Mekkes me se qe siguruar fitorja e imanit dhe së vërtetës dhe me se i Dërguari i Allahut proklamoi politikën e dashurisë, tolerancës, paqes dhe dëlirësisë… 
Ndërsa ligjëratë kushtuar kësaj ngjarje para të pranishmëve mbajti  Driton Arifi ,profesor në Medresenë e mesme “Alauddin” të Prishtinës. Ai foli për çlirimin e Mekës dhe rëndësinë e kësaj ngjarje. Prof. Driton Arifi një vëmendje të posaçme në ligjëratën e tij ia kushtoj edhe përfitimeve dhe mësimeve të nxjerra nga kjo ngjarje historike, dhe në pika të shkurtra foli për rëndësinë e dhjetë diteshit të fundit të Ramazanit dhe se si duhet manifestuar besimtari këto ditë.
Në fund pas ligjëratës u kënduan disa ilahi nga kori i nxënësve të kësaj xhamie.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu i Kosovës shtroi iftari për nder të Fitores së Bedrit

Prishtinë, më 27 mars 2024 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnav…