Departamenti i Gruas- dega në Obiliq iu bashkëngjit sot aksionit të pastrimit në lagjen Arbëria-Prishtinë, aksion i organizuar nga ‘Let’s do it Kosova’

Me moton “Së bashku mund ta bëjmë vendin tonë më të mirë për të jetuar”, mualimja Mihana Goga së bashku me vullnetarë të tjerë, ndër ta artistë e gazetarë morën pjesë në këtë aktivitet për të shënuar Ditën Ndërkombëtar të Tokës.

Për këtë organizim Goga tha se, aktivitete të tilla ajo ka organizuar ndër vite dhe se si rezultat është ngritur vetëdijësimi, përderisa iu bashkëngjiten gjithmonë e më shumë njerëz në aksione këto aksione,si ky i ditës së sotme.

Goga gjithashtu ndër të tjera përmendi vlerën e këtij kontributi në këtë vit, duke e lidhur atë me muajin Ramazan.
“Pikërisht për këtë ditë duhet të bashkohemi të gjithë sidomos tani në muajin Ramazan të kontribuojmë që të kemi një mjedis të pastër në krejt teritorin e Kosovës, sepse përgjegjësia është e të gjithë neve që ta ruajmë, mbrojmë dhe pastrojmë mjedisin” – tha Goga.

Departamenti i Gruas në Obiliq, mori pjesë në këtë aktivitet në kuadër të organizatës “Let’s do It Kosova”.
Nga kjo organizatë, Goga vitin e kaluar ishte shpallur vullnetarja e vitit 2020.


Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

U inaugurua selia qendrore e Shoqatës Humanitare Bamirëse “Bereqeti”

Prishtinë, më 20 nëntor 2024 Shoqata Humanitare Bamirëse “Bereqeti” ka inauguruar sot seli…