Prishtinë, 28 korrik 2021
Departamenti i Gruas në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovës organizoi një tryezë diskutimi me përfaqësuesit e Policisë së Kosovës, toger Ismet Koca, Myrvete Ribari dhe Qëndresa Ramadani.
Në këtë tryezë u diskutua puna dhe kontributi i Departamentit të Gruas gjithandej Kosovës dhënë për paqe dhe siguri.
Një fokus i veçantë iu dha koordinimit të aktiviteteve të Departamentit të Gruas dhe Policisë së Kosovës për parandalimin e dukurive negative në shoqëri, si dhe për krijimin e një ambienti më të qetë në familjet dhe shoqërinë tonë.