Prishtinë, 13 shtator 2013

Myftiu Tërnava priti një delegacion ndërfetar nga  Zvicra i përbërë nga  Mark Lenert- prift në Kishen Protestante në Payerne, Dominique Vensant- prift në Kishën Katolike në Payerne, Remy- është anëtarë i Kishës Protestante të shoqëruar nga Mehdi Shahini, i cili është ishte iniciues i kësaj vizite njohëse me Kosovën dhe komunitetet fetare në vend për të parë nga afër tolerancën dhe bashkëjetesën mes komuniteteve fetare në Kosovë.

Myftiu Tërnava i falënderoi mysafirët zviceran  për vizitën.  “Në emër të BIK dhe besimtarëve myslimanë më lejoni të falënderoi popullin dhe shtetin mik zviceran për ndihmën e dhënë Kosovës prej dekadash,  si dhe për mundësinë që i keni ofruar popullit tonë të integrohet dhe të ndjehet i lirë e  i sigurt sikur në vendin e vet dhe të praktikon edhe besimin e vet lirshëm.
 Myftiu i njohu mysafirët edhe me organizimin dhe funksionimin e BIK. Një pjesë të fjalës së tij Myftiu ia kushtoi edhe marrëdhënieve të mira ndërfetare që kultivojnë bashkësitë fetare në Kosovë, për se Myftiu tha: “BIK është e përkushtuar që këtë frymë të dialogut, mirëkuptimit, bashkëjetesës e të bashkëpunimit ta kultivojmë, ta forcojmë e avancojmë në vazhdimësi “.
Mark Lenert falënderoi Myftiun për pritjen dhe për angazhimin e BIK për të avancuar edhe më tej dialogun ndëfetar,  ngase vetëm kështu njihemi më mirë dhe duke njohur njeri- tjetrin, do respektohemi edhe më shumë e më mirë.
Delegacioni nga Zvicra vizitoi edhe FSI-në dhe Medresenë e mesme “Alaudin” në Prishtinë. Ky delegacion gjatë qëndrimit në Kosove do të kenë takime edhe me krerët e Komuniteteve tjera fetare.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

U inaugurua selia qendrore e Shoqatës Humanitare Bamirëse “Bereqeti”

Prishtinë, më 20 nëntor 2024 Shoqata Humanitare Bamirëse “Bereqeti” ka inauguruar sot seli…