Prishtinë, 13 shtator 2013

Myftiu Tërnava priti  z. David Shenk, i cili shoqërohej nga Pastori i Kishës Protestante Evangjeliste në Kosovë, z. Artur Krasniqi.
Myftiu e njohu z. David Shnek për bashkëpunimin e BIK me të gjitha komunitetet fetare në vend. “Kosova është shembull shumë i mirë i bashkëjetesës, respektit dhe tolerancës ndërfetare, këtu do të veçoja raportet e mira edhe me Kishën ortodokse serbe në Kosovë.”-tha muftiu Tërnava.
z. David Shenk falënderoi Myftiun Tërnava për pritjen dhe çmoi lart kontributin personal të myftiut dhe të BIK në ruajtjen dhe kultivimin e bashkëjetesës dialogut e tolerancës mes komuniteteve fetare në Kosovë.

“Më lejoni t’ju falënderoj  për  pjesëmarrjen dhe kontributin tuaj në Konferencën ndërfetare të mbajtur vite më parë në Universitetin e Yale. Nga ajo konferencë jam inspiruar të shkruaj edhe një libër të titulluar “a Muslim and a Christian in dialogue” që është botuar edhe në gjuhën arabe, parathënien e të cilin e ka shkruar dijetari i njohur botëror Myftiu i Egjiptit Prof. Dr. Ali Xhumua, dhe shpresojmë që shumë shpejtë të përkthehet dhe të botohet edhe në gjuhën Shqipe, por do isha shumë i nderuar që parathënien e botimit shqip ta shkruani ju i nderuar Myfti Tërnava” -tha z. David Shenk, kërkesë të cilën Myftiu Tërnava e pranoi me kënaqësi.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava takoi zëvendësministrin për Çështje të Umres së  Arabisë Saudite, dr. Abdulaziz Vezan

Prishtinë, më 14 janar 2025 Në kuadër të takimeve me personalitetet që po marrin pjesë në …