Myftiu Tërnava priti një delegacion të Këshillit egjiptian për Çështje të Jashtme

Prishtinë, 15 maj 2013

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava priti sot një delegacion nga Egjipti të kryesuar nga ambasadori, dr. Muhamed Shaker – drejtor i Bordit të Këshillit egjiptian për çështje të jashtme, i cili shoqërohej nga ambasadori, dr. Sayed Shalaby – drejtor ekzekutiv  dhe ambasadori dr. Sayed el – Masry- këshilltar i lartë i Sekretarit të përgjithshëm të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik, z. Ekmeluddin Ihsanoglu.

Myftiu Tërnava pasi u shprehu mirëseardhje në Kosovës dhe i falënderoj për vizitën, mysafirëve u tha se  Egjipti është një vend me histori e kulturë të lashtë, djep i civilizimeve si dhe një vend  mik që zë vend të posaçëm në zemrat dhe mendjet e kosovare. Myftiu Tërnava i njohu mysafirët edhe më historikun e BIK, si organizimin e jetës fetare në Kosovës, institucionet e BIK, planet, sfidat dhe vështirësitë.
Ndërsa, ambasadori Shaker në takim me Myftiun tha se vërtetë jemi të mahnitur  me përparimin dhe zhvillimin që ka bërë Kosova pas luftës dhe është për ‘tu admiruar optimizmi i populli të Kosovës për të ardhmen, kur dihet që kanë vuajtur shumë për dekada.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

URIMI I MYFTIUT TË KOSOVËS, NAIM EF. TËRNAVA ME RASTIN E FILLIMIT TË MUAJIT TË BEKUAR RAMAZAN

Të nderuar besimtarë, Vëllezër dhe motra, Të nderuar qytetarë të Kosovës! Sonte, fillimish…