20 shtator 2019
Në kuadër të vizitës së delegacionit të Vakëfeve të Turqisë, të kryesuar nga z. Rifat Turker, dhe në shoqërim të këshilltarit të Myftiut Tërnava, sot ky delegacion vizitoi Rahovecin dhe Mamushën.
Ata panë nga afër punimet që janë duke u zhvilluar në objektin vakëf të Këshillit të BI së Rahovecit, si dhe objektin e qendrës sociale në kompleksin e “Sahat Kullës” në Mamushë.