Prishtinë, 20  shtator 2019

Organizuar nga Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës në Svis Diamond në Prishtinë, më 20 shtator, u bë promovimi i librit me poezi “Burrnia foli” të autorit Burhan Fili. Në këtë eveniment morën pjesë Myftiu Naim ef. Tërnava me bashkëpunëtorë, dekani i FSI-së, prof. dr. Fahrush Rexhepi, drejtori i Medresesë „Alaudin“ Jakup Çunaku, studiues, profesorë, imamë, administrata e këshillave të BI-së së Kosovës, nga Departamenti i Gruas, mysafirë nga Shqipëria, përfaqësues të jetës politike, kulturore dhe dashamirë të librit. Me fjalë rasti u paraqit edhe Myftiu Tërnava, i cili pasi përshëndeti të pranishmit, vlerësoi lart punën e autorit duke thënë se kjo vepër është me rëndësi dhe vlerë të lartë etike, kulturore. Myftiu më tej tha:” …vepra që sot po promovojmë është e një rëndësie të veçantë, ngase flet për vlerat tona, për virtytet, për traditën e brumosur me mësime islame, për trashëgiminë e rrallë e shumë të çmuar, për trimërinë, bujarinë, për vatanin dhe dëshmorët e tij, për historinë tonë të dhimbshme, por të lavdishme. Si mjeshtër i penës që është, z. Burhani ka arritur që në poezitë e tij të ngërthejë këto elemente, funksion i të cilave nuk është thjesht përkujtimi i së kaluarës, por ndërtimi i së ardhmes duke u shikuar në pasqyrë të së kaluarës. Si shumë poetë të mëdhenj në poezitë e tyre, por edhe Burhani lehtësisht kuptohet se ai digjet derisa shkruan vargjet. Z. Burhani duke treguar lidhjen që feja ka me vatanin ose rëndësinë të cilën feja i kushton dashurisë për vendin sikur e mbyll njëherë e përgjithmonë debatin mes fesë dhe kombit, që duhet pranuar se jo rrallëherë nxitet edhe nga qëllimkëqijtë dhe tendenciozët.”

 Ai më tutje nënvizoi se në poezitë e z. Burhanit shohim edhe shtjellimin që i bën burrërisë e që është puro islame. Burrëria që rëndom kuptohej si vrazhdësi e ashpërsi, në poezitë e z. Burhanit është e refuzuar. Burrëria e zhveshur nga mëshira, butësia, falja, dashuria, maturia, urtësia, është arrogancë. Për këtë shkak, z. Burhani i ka vënë titull librit ‘Burrëria foli’ për të treguar se vlerat e mirëfillta duhet të jenë ato që na udhëheqin ne, jo antivlerat.

Kjo vepër nuk flet vetëm për vetveten por edhe për ne, edhe për përkushtimin tonë institucional që të kultivojmë publicistikën islame me të gjitha zhanret e saj. Ata që ndjekin veprimtarinë tonë botuese mund ta vërtetojnë praktikisht këtë. Ne do të vazhdojmë të mbesim zëri juaj, të jemi në shërbimin tuaj, të punojmë për të mirën e misionit me të cilin jemi ngarkuar, për çka, përveç përgjegjësisë, ndiejmë edhe kënaqësi. Të jesh në rrugën e Zotit është vërtet kënaqësi!

Diana Cana foli në emër të familjes dhe falenderoi Myftiun Tërnava për botimin e kësaj vepre.

Për librin “Burrnia foli”, referun prof. Hysen Matoshi, Besnik Jaha dhe Neki Kaloshi, të cilët vunë në pah vlerat dhe domensionin letrar, fetar dhe atdhetar të librit. Aktori Basri Lushtaku recitoi disa poezi të shkëputura nga libri i autorit.

Në këtë vepër shpërfaqet bota e tij e pasur dhe e veçantë mendimore shpirtërore, racionale, emocionale, teologjike e artsitike. “Burhan Fili mbetet vijimtar në rrugën që trasuan kolosët e mëdhenj të popullit shqiptar. Andaj edhe në këtë pikëpamje autori ecën gjurmëve të patretshme të Hafiz Ali Korçës. Fundja asnjë shkrues sado i arrirë nuk do të mund të thoshte kaq bindshëm atë që e thotë ne vargjet e tij dedikuese e programatike të librit “Burrnia foli”…”, – tha mes të tjerash prof Matoshi.

Referuesi tjetër mr. Besnik Jaha tha se poezia e autorit është e këndshme dhe e dobishme.

Poezia e autorit Burhan Fili buron nga shpirti dhe, po sipas konceptit islam, buron nga dashuria për liri, pa varg të matur, të lirë njësoj si liria e shpirtit, edhe pse të lira në formë këto vargje, poezitë e këtij libri janë të atilla që nuk qajnë kokën për formën, sepse ajo në fakt është aparencë.

Edhe referuesi tjetër Neki Kaloshi vlerësoi lart librin e autorit duke theksuar se autori i përket një brezi që neve në Shqipërinë londineze na mungon, ngase dy breza i rrafshoi komunizmi. “Kjo poezi është e lidhur me poezinë e para 70 vjetëve të kolosëve siç është Hafiz Ali Korça, Ibrahim Dalliu, dhe sikur ka një boshllëk, shtatëdhjetë vjet dhe autori këtij boshllëku i ka vënë vulë, sepse në poezitë shqiptare shumë pak është folur për vlera duke hyrë shtresëzime të tjera

Krejt në fund, autori i librit falenderoi Kryesinë e BIRK-ut në krye me Myftiun Naim ef. Tërnava për botimin e librit. Ai tha:

 “Vepra është ajo që ta jep nënshtetësinë e duhur se kush je dhe nga vjen. Unë jam shumë mirënjohës për vlerësimin dhe pjesëmarrjen.” (R.S).

[srizonfbalbum id=29]
Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Filloi viti i ri akademik në Fakultetin e Studimeve Islame në Prishtinë

Prishtinë, më 2 tetor 2024 Sot, me një ceremoni solemne ka filluar viti i ri akademik në F…