Myftiu Tërnava priti në selinë e tij një delegacion nga Emiratet e Bashkuara (EBA) të kryesuar nga Ali Khalfan el Mansouri, zyrtar i lartë i ministrisë së cështjeve fetare të qeverisë së Dubait.
Myftiu Tërnava falenderoi për ndihmën e qeverisë së EBA që i ka ofruar Kosovës para dhe pas Luftës. “Kosova nuk do të harroj asnjëherë mbështjetjen tuaj, duke kujtuar se EBA është shteti i parë arab që njohu pavaresinë e Kosovës.”- tha, ndër të tjera, Myftiu Tërnava.
Ali Khlafan el Mansuri e falenderoi Myftiun për mikrpitjen dhe për aranzhimin e takimeve dhe vizitave nëpër KBI të ndryshme, me ç’rast jemi ndarë shumë të kënaqur me rezultatet dhe zhvillimin e arritur nga ju që nga paslufta.
Delegacioni po qëndron në vizitë treditore në Kosovë me ç’rast kanë pasur rastin të vizitojnë disa Këshilla të Bashkësisë Islame gjithandej Kosoves.