Prishtinë, 3 mars 2016
Sot, në selinë e Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava priti ambasadorin e Shteteve të Bashkuara, z. Greg Delawie.
Në takim Myftiu Tërnava falënderoi qeverinë dhe popullin amerikan për mbështetje të vazhdueshme të popullit të Kosovës.
Myftiu Tërnava ambasadorit amerikan i dha një pasqyrë të shkurtër për BIK, skemën organizative, infrastrukturën e saj si dhe sfidat me të cilat ballafaqohet, e posaçërisht në angazhimin e BIK në luftimin e indoktrinimit dhe ekstremizmit të dhunshëm.
“Prioritet yni është mirëqenia e popullit, toleranca fetare dhe bashkëjetesa në mes feve dhe etnive. Jemi thellësisht të interesuar të zhvillojmë bashkëpunimin me ju në programe të ndryshme, sidomos në ato të këmbimit të përvojave.”, tha Myftiu.