Prishtinë, 29 nëntor 2012
Deklaratë e Myftiut të Kosovës me rastin e lirimit të Ramush Haradinaj
nga Tribunali i Hagës
Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava përshëndet vendimin e sotëm të Tribunalit të Hagës me të cilin jepet pafajësia e Ramush Haradinajt dhe bashkëluftëtarëve të tij.
Vendimi i sotëm i Tribunalit, edhe njëherë rikonfirmon qartë luftën e drejtë të UÇK-së, rikonfirmon vlerat sublime të luftës dhe karakterin e saj çlirimtar, si dhe rikonfirmon pastërtinë e udhëheqësve e ushtarëve të saj.
Vendimi për lirimin e Ramush Haradinajt dhe shokëve të tij është i një rëndësie të veçantë së pari për UÇK-në, Kosovën, skenën politike e institucionale të saj, për ne dhe familjen Haradinaj, sepse katërciprisht nga drejtësia ndërkombëtare dëshmohet pafajësia për çlirimtarët tanë.
Me këtë rast, uroj familjet Haradinaj, Barhimaj e Balaj, uroj skeptrin politik e institucional, si dhe uroj të gjithë shqiptarët për triumfimin e drejtësisë dhe kthimin faqebardhë të ish-çlirimtarëve në Kosovë.
Me respekt,
Myftiu i Kosovës
Mr. Naim Tërnava