DEKLARATË PËR OPINION

Prishtinë,  08 gusht 2019
Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, me shqetësim ka marrë lajmin për dëmtimin dhe vandalizmin e varrezave myslimane në Prishtinë. Sipas informatave që disponojmë ne më 6 gusht 2019, persona të panjohur kanë vandalizuar 11 varre, ku me këtë rast kanë dëmtuar gurët mbivarror. Atakimi i varrezave përveç që është vepër e ndaluar me parimet fetare është akt i shëmtuar dhe veprim i papranueshëm, pavarësisht nga kush është kryer. Kryesia e BI të Kosovës kërkon nga organet kompetente që sa parë të zbulojnë aktorët e këtij akti vandal dhe të njëjtit të dalin para drejtësisë. Po ashtu kërkojmë nga organet kompetente që menaxhojnë varrezat që të marrin masat e duhura që akte të tilla mos të përsëriten në të ardhmen.

  • Tender

    Datë: 27 Mars 2023 Në bazë të nenit 45.1.5. të Kushtetutës së Bashkësisë Islame të Republi…
  • Konkurs

    Datë: 27 mars 2023Këshilli i Bashkësisë Islame në Viti shpallë: KONKURS Për plotësimin e v…
  • Konkurs

    Datë: 24 mars 2023Këshilli i Bashkësisë Islame në Prizren shpallë: KONKURS Për plotësimin …
Shfaq më shumë në Njoftime

Shfleto

Tender

Datë: 27 Mars 2023 Në bazë të nenit 45.1.5. të Kushtetutës së Bashkësisë Islame të Republi…