Të premten, më 16.10.2015, kryemami i Kosovës, Sabri ef. Bajgora, së bashku me dekanin e Fakultetit të Studimeve Islame, Dr. Fahrush Rexhepin, zëvendëssekretarin e BIK-ut, Rexhep ef. Lumën dhe zëvendëskryeimamin, Fatmir ef. Iljazin, vizituan xhaminë e fshatit Dubravë të komunës së Kaçanikut, me ç’rast kryemami Bajgora dha një ligjëratë-hytbe të xhumasë. Në Kaçanik ekipi nga Kryesia e BI-së u prit nga kryetari i KBI-së në Kaçanikut, Florim ef. Neziraj dhe nëpunësit e Këshillit, ndërsa ligjërata e mbajtur u përshëndet dhe u mirëprit nga xhemati i shumtë i fshatit Dubravë.
“Islami është fe e paqes dhe jo e dhunës, dhe ne si myslimanë jemi të urdhëruar të thërrasim në paqe e bashkëpunim, dhe jo dhunë e përçarje. Allahu, ndër tjera, në Kuran thotë: “Urdhëroni në punë të mira, dhe ndaloni nga punët e këqija!” Myslimani nuk duhet ta teprojë një asnjë gjë. Ndërsa, teprimi në çështjet fondamentale të fesë, pashmangshëm se na çon në ekstremizëm. Islami nuk është i tillë”, tha ndër të tjera kryeimami Sabri ef. Bajgora.
Bajgora gjithashtu shtoi se myslimani duhet të jetë i përkushtuar ndaj besimit të tij dhe parimeve bazë, duhet ta ruajë Islamin dhe ta proklamojë atë siç është dhe jo ndryshe. “Besimtari duhet ta ruajë amanetin sepse edhe besimi i tij është amanet”, tha Bajgora.
Vizita e kryeimamit Bajgora në Këshillin e Bashkësisë Islame të Kaçanikut dhe mbajtja e hytbes në fshatin Dubravë vjen si vazhdë e projektit të zyrës së kryeimamit për t’i vizituar gjithë Këshillat e BI-së nëpër Kosovë, dhe për të qenë sa më pranë nëpunësve të BI-së dhe qytetarëve të vendit.{gallery}dubrave15sb{/gallery}