Sekretari i BIK-ut, Resul ef. Rexhepi, priti në takim lamtumirës Abdullah Vasfi Yuce Sekretari i përgjithshëm i Bashkësisë Islame të Kosovës, Resul ef. Rexhepi më 20 tetor 2015 priti në takim lamtumirës këshilltarin për Çështje Fetare në Ambasadën e Republikës së Turqisë në Prishtinë, z. Abdullah Vasfi Yuce.Sekretari i BIK-ut, Resul ef. Rexhepi, pasi e falënderoi z. Abdullah Vasfi Yuce për vizitën, e çmoi lart kontributin dhe angazhimin e tij për thellimin e bashkëpunimit me Bashkësinë Islame, gjatë shërbimit të tij si këshilltar për Çështje Fetare në Kosovë. “Angazhimi dhe kontributi juaj për ne ka qenë një mbështetje e rëndësishme dhe një përvojë e re, e të cilën do ta kultivojmë në të ardhëm. Ju jeni dëshmuar si një mik i madh i Kosovës dhe përfaqësues i denjët i Turqisë këtu, e tani e tutje shpresojmë që ju do jeni një ambasador yni në Turqi e gjetiu”, tha veç tjerash sekretari i BIK-ut, Resul ef. Rexhepi. Nga ana tjetër z. Abdullah Vasfi Yuce falënderoi sekretarin, dhe përmes tij edhe Kryesinë, Bashkësinë Islame, si dhe të gjithë bashkëpunëtorët, për gatishmërinë e tyre për bashkëpunim dhe korrektësi.“Me përfundimin e misionit tim në Kosovë, kështu po finalizoj edhe karrierën time në shërbim të dinit dhe besimtarëve, dhe për këtë jam jashtëzakonisht i lumtur” tha mes tjerash, z. Yuce.Në fund të takimi sekretari Rexhepi i dha z. Yuces Fetëfalënderim të ndarë nga Kryesia e BIK-ut, si dhe një dhuratë simbolike (çallmën e hoxhës) si kujtim nga Kosova.