Prishtinë, 13 tetor 2018

Unioni i Bashkësive Islame Shqiptare në Zvicër, në emër të kryetarit të tij, hfz. Mehas Alija, të kryesisë dhe të të gjithë xhemateve shqiptare që veprojnë në kuadër të UBISHZ-së, i uron myftiut, mr. Naim ef. Tërnava, rizgjedhjen e sërishme për kryetar të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës.

Po ashtu, urimet ua përcjellim të gjithë të zgjedhurve të rinj në kryesi të BIRK. Ne shpresojmë që strukturës së re të BIRK, All-llahu t’ju falë shëndet dhe mbarësi në punën dhe angazhimin e tyre në këtë mandat.

Myftiut të nderuar, Naim ef. Tërnavës, i dëshirojmë shëndet, punë të lehtë dhe shumë suksese në këtë mision fisnik. Ngelim me shpresë se bashkëpunimi ynë, si dy institucione, do tëvazhdojë edhe më tutje të jetë i dobishëm në të mirë të fesë dhe kombit tonë.

All-llahu xh.sh. qoftë me ju dhe me popullin e Republikës së Kosovës!

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava priti në takim ministrin e Haxhit dhe Umres të Arabisë Saudite, dr. Taufik bin Fauzan al Rabiah

Prishtinë, më 29 tetor 2024 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërna…