Prishtinë, 10 tetor 2017
Myftiu i Republikës së Kosovës, Naim ef. Tërnava, priti në takim ambasadorin e ri të Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt-in. Me këtë rast, Myftiu Tërnava i dëshiroi sukses në detyrën e re ambasadorit Heldt duke shprehur falënderimin për përkushtimin e shtetit gjerman dhe për ndihmesën e pandalshme dhënë popullit tonë.
Nga ana e tij, ambasadori gjerman Christian Heldt-i, falënderoi Myftiun Tërnava për mikpritjen dhe theksoi rolin pozitiv që është duke luajtur Bashkësia Islame e Republikës së Kosovës dhe mirëqenien e përgjithshme të qytetarëve të saj. Ambasadori Heldt gjithashtu konfirmoi përkushtimin dhe vazhdimin e bashkëpunimit reciprok në të mirë të dy vendeve.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…