Prishtinë, 24 qershor 2014
Myftiu i Kosovës,mr. Naim Tërnava priti sot ambasadoren e Mbretërisë së Belgjikës në Bullgari, jorezidente në Republikën e Kosovës, zonjën Anick Van Calster, të cilën Myftiu e falënderoi për vizitën dhe kontributin e saj për Kosovën.
Myftiu Tërnava, me këtë rast  e njohu ambasadoren belge me arritjet,  sfidat dhe objektivat  e BIK. “Ne si  bashkësi jemi të përkushtuar që të kontribuojmë në kultivimin e paqes, tolerancës e mirëkuptimit ndërfetar e ndëretnik, për një të ardhme më të mirë të qytetarëve tanë”-tha, veç tjerash, Myftiu Tërnava .

Ndërsa, Ambasadorja Anick Van Calster, çmoi kontributin e BIK në funksion të paqes e mirëkuptimit në mes njerëzve të besimeve të ndryshme.
Bashkësitë fetare janë institucione të rëndësishme për çdo shoqëri, qe konstatim i përbashkët në takimin e myftiut Tërnava me ambasadoren Calster.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…