Medreseja e Prishtinës bindshëm fiton në konkursin ndërkombëtar për njohurit në gjuhën arabe
Më 17 maj 2012 në Bursa të Turqisë, organizuar nga Akademia e Stambollit për hulumtime gjuhësore dhe shkencore  u mbajt konkursi ndërkombëtar për njohuri në gjuhën arabe, në të cilin morëm pjesë nxënësit e shkollave të mesme nga vendet e Ballkanit. Ky konkurs sivjet u mbajt për të tretën herë dhe organizatori pretendon që ta shëndrroj në konkurs tradicional.

Për të parën herë sivjet në këtë konkurs mori pjesë edhe Kosova, që këtu u përfaqësua nga nxënësit e përzgjedhur nga klasat e XII të Medresesë së mesme “Alaudin” të Prishtinës, nën kujdesin e profesorëve të arabishtes Fadil Hasani e Vahid Haxhiu.
Konkursi u mbajt në këto disiplina: recimit, oratori dhe interpretim të ilahive, ku garuan përfaqësuesit e medreseve Kosova, Bosnja dhe Hercegovina, Maqedonia, Serbia (Sanxhaku), Kroacia, Mali i Zi, Bullgaria, Rumania, dhe Turqia  (e cila nuk konkurroi në interpretim të ilahive).{jathumbnail}
Konkursi u hap me leximin e një ashereje nga Egzon Ibrahimi – nxënës i Medresesë “Alaudin” nga Kosova. Garuesit në konkurs u vlerësuan nga juria profesionale në përbërje të profesorëve nga Turqia e Arabia Saudite.
Në një konkurrencë të fortë përfaqësuesit e Medresesë së mesme “Alaudin” bindshëm dolën më të mirët, duke zënë në dy kategori vendin e parë, ndërsa në një vendin e dytë. Rezultati i arritur në Bursa, përveç që është një tregues i suksesit në arenën ndërkombëtare dhe atë në një konkurrencë të fortë, është tregues më i mirë për punën që bëhet në medresetë tona.
Përfaqësuesit nga medreseja e Prishtinës në kategorinë e interpretimit të ilahive, të prirë nga  Egzon Ibrahimin, i cili shoqërohej edhe nga Xhevdet Rizahut, Sumeja Hashani dhe Gentiana Sadiku, zuri vendin e parë.

Vendin e parë e zuri edhe Aid Musliu në  kategorinë e oratorisë, ndërsa në recitim Besa Kqiku zuri vendin e dytë.
Garuesit kosovar për paraqitjen e shkëlqyer dhe në bazë të fitimit të 2 vendeve të para fitoi shpërblimin për të shkuar në umre. Vendet e dyta fituan nga një iPad, kurse ato të treta fituan nga një iPhone.
 Gjatë qëndrimit në Bursa e Stamboll përfaqësuesit e Medresesë vizituan vende dhe monumente historike në Yëldërëm dhe falën namazin e xhumasë, pastaj në vet qytetin e Bursës, vizituan Jeshil Xhaminë etj.
Nxënësit që përfaqësuan Medresenë “Alaudin” në konkursin ndërkombëtar në Turqi:
1.    Aid Musliu – Hitabe (oratori) – Hutben e Omer Bin Abdul Azizit
2.    Besa Kqiku – Poezi  (recitim) –  poezinë بك أستجير , Ali El- Budevijj
3.    Egzon Ibrahimi – Solist kryesor në Ilahi, me Ilahin يا نبي سلام عليك
4.    Sumeja Hashani – Ilahi
5.    Gentiana Sadiku – Ilahi, dhe
6.    Xhevdet Rizahu – Ilahi.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

U inaugurua selia qendrore e Shoqatës Humanitare Bamirëse “Bereqeti”

Prishtinë, më 20 nëntor 2024 Shoqata Humanitare Bamirëse “Bereqeti” ka inauguruar sot seli…