Bashkësia Islame e Kosovës, në bashkëpunim me UNFPA-në, Zyra në Prishtinë, organizuan seminarin me temën: “Roli i Islamit në parandalimin e dhunës me bazë gjinore”.

Seminari u organizua në tre qytete: Prishtinë, Pejë dhe Podujevë. 

Pjesëmarrës në seminar ishin hoxhallarët- imamët, të cilët sigurisht se përmes hytbeve dhe ligjëratave të tyre po japin kontribut në këtë aspekt, si dhe Departamenti i Gruas i BIK-ut, me përfaqësueset e tij nga Këshillat e Bashkësisë Islame, i cili departament në vazhdimësi po jep kontributin e tij në ngritjen e vetëdijës rreth rolit dhe pozitës së femrës në Islam.

Të pranishmit u përshendetën dhe morën mirëseardhje nga organizatorët: Mr. Fitim Gashi-BIK, dhe Znj. Visare Mujko-Nimani-UNFPA. Me një fjalë rasti të pranishmëve iu drejtuan edhe kryetarët e Këshillave në Pejë Muzli ef. Arifaj dhe në Podujevë Mr. Bekim ef. Jashari.

Ndërsa për të folur për temën në fjalë në panel u ftuan: Mr. AjniSinani-kryetari Kuvendit të Bashkësisë Islame të Kosovës, dhe Nora Husejnoviq-Veliu.

Panelistët, me shembuj shumë efikas praktikë trajtuan dhe elaboruan temat: “Roli i Islamit në parandalimin e dhunës me bazë gjinore” dhe “Shëndeti riprodhues dhe pozita e femrës në Kuran”.

Pas prezantimit të temave nga ana e panelistëve, të pranishmit patën mundësi të kontribuojnë përmes diskutimeve, dhe në fund të secilit seminar u nxorën konkluza dhe rekomandime.

Semianrët u mbajtën më 21.12.2014, në Hotel Victory në Prishtinë, më 23.12.2014, në Hotel Dukagjin në Pejë, dhe më 28.12.2015, në Hotel Besian në Podujevë.

Seminarët filluan nga ora 09:30, dhe zgjatën derinë orën 13:00. Pas secilit seminar organizatorët shtruan drekë për të gjithë pjesëmarrësit.{gallery}unfpa16{/gallery}

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…