Prishtinë, më 10 shkurt 2023
Me rekomandim të kryetarit të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiut Naim ef. Tërnava, sot në të gjitha xhamitë e Kosovës, pas namazit të xhumasë, u organizua aksioni për mbledhjen e mjeteve financiare për të ndihmuar të prekurit nga tërmetet që goditën ditëve të fundit disa zona të Turqisë dhe të Sirisë.
Besimtarët tanë thanë se iniciativa e Bashkësisë Islame të Kosovës shumë tejet e qëlluar, pasi që edhe ne në vendin tonë e kemi përjetuar mjaft rëndë ngjarjen që ju ka ndodhur atyre. Ata thanë se do të ndihmojnë me aq sa munden, teksa lusnin Zotin që kjo situatë të kalohet sa më lehtë dhe që sa më parë t’i kthehen jetës normale.