Prishtinë, 24 mars 2020

Shoqata humanitare “Bereqeti”, organ i Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovë, dega në Prizren me stafin e saj, në bashkëpunim me Këshillit të Bashkësisë Islame të Prizren ka vizituar disa familje në nevojë të cilat u ndihmuan me artikuj ushqimor, higjienik, dorëza, maska mbrojtëse si dhe dezinfektues për duar. Kurtish ef. Hoxhaj-koordinator i Bereqetit së degës së Bereqetit në Prizren tha ky donacion është mundësuar nga bashkëatdhetari Shani Tarashaj i cili jeton në Zvicërr.
Këshilli i Bashkësisë Islame në Prizren e falënderon bashkëatdhetarin i cili në këtë kohë pandemie ka ndihmuar familjet në nevojë, njëherit i inkurajon edhe bamirësit tjerë që të tregojnë solidarizimin me familjet në nevojë në këto ditë të vështira që po kalon populli. Kurtishi tha se ka nevojë shumë të madhe për tu dalë në ndihmë skamnorëve dhe do të mundohemi në maksiumin që të ndihmojmë popullin që të tejkaloj këtë stitatën pandemike me të cilën po përballemi ne dhe e gjithë bota.

Shfaq më shumë në Bereqeti

Shfleto

U vu gurthemeli i xhamisë së re në fshatin Shkabaj të Obiliqit

Prishtinë, më 22 nëntor 2024 Me këndim të tekbireve, sot, pas namazit të xhumasë, u vu gur…