Prishtinë, 6 prill 2020

Shoqata humanitare Bereqeti dega në Shtime sot ka shpërndarë miell për familjet skamnore. Kryetari i KBI të Shtimës Skender ef. Baftiu tha se këto ndihma na kanë  ardhur nga Ajet Misini nga fshati Godanc  i cili dhuroi 2000kg miell për shoqatën Bereqeti që është në kuadër të Këshillit të Bashkësisë Islame në Shtime.
Gjithashtu pjesë e ndihmës të sotme është bërë edhe Imer Pajaziti nga Shtimja i cili  dhuroi edhe 100 kg miell dhe 50 euro  para të gatshme.
Këshilli i Bashkësisë Islame në Shtime dhe shoqata Bereqeti falënderon donatorët për kontributin e tyre duke e lutur Zotin që tu shtonë pasurinë.

Shfaq më shumë në Bereqeti

Shfleto

U inaugurua selia qendrore e Shoqatës Humanitare Bamirëse “Bereqeti”

Prishtinë, më 20 nëntor 2024 Shoqata Humanitare Bamirëse “Bereqeti” ka inauguruar sot seli…