Prishtinë, 23 mars 2020
Shoqata humanitare “Bereqeti”, organ i Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovë, dega në Mitrovicë me stafin e saj, në bashkëpunim me kryetarin e Këshillit të Bashkësisë Islame të Mitrovicës, Enis ef.Rama sot kanë shpërndarë pako ushqimore për familjet skamnore në qytetin e Mitrovicës. Kryetari Rama tha se nevojat janë shumë të mëdha por ne sot po ndihmojmë me pako ushqimore 13 familje skamnore në këtë situatë në të cilën ndodhet Kosova si rezultat i konfirmimit të shumë rasteve me pandeminë e Korona virusit. Ai ka apeluar tek të gjithë ata që dëshirojnë të ndihmojnë familjet në nevojë, munden ta kanalizojnë ndihmën e tyre përmes Shoqatës Bamirëse humanitare Bereqeti, dega në Mitrovicë.
Koordinatori Shoqatës humanitare “Bereqeti”, në Mitrovicë Cena ef. Bala edhe një herë ka shprehur falënderimin e të gjithë atyre bamirësve që ua besojnë shpërndarjen e ndihmave tek Bereqeti dhe se amaneti i tyre do të shkon drejt e tek familjet e skamnorëve duke lutur Zotin që tua shpërblejë mundin dhe shumëfishoj pasurinë e tyre.