Shoqata Humanitare Bamirëse “Bereqeti”, dega në Gjakovë u ka dhuruar të mërkurën 40 pako me produkte ushqimore dhe 1 ton miell, Shoqatës së Shurdhmemecëve në Gjakovë. Ky donacion ka sjell lumturi në mesin e kësaj shoqate për çka gëzimi i tyre është i dukshëm.
Kryetari i shoqatës së shurdhmemecëve në Gjakovë, Musli Arifi, thotë se nga momenti kur u është kumtuar lajmi se “Bereqeti” do të iu dalë në ndihmë, çdo moment ka qenë tejet i lumtur për ta.
“Kur kemi bërë kërkesën fillimisht tek ‘Bereqeti’ dhe kemi bisedu, mezi kemi pritur që ky donacion të arrij për shkak të gjendjes së rëndë që mbizotëron, ku edhe shumica prej neve veç kemi qenë të infektuar me COVID-19 dhe duke qenë të papunësuar. Për neve është shumë i rëndësishëm ky donacion, po e shihni edhe ju që të gjithë jemi të lumtur dhe ndoshta për dikë tjetër është një shumë simbolike, por për neve do të thotë shumë. Meqenëse kemi hasur në bashkëpunim të mirë me ‘Bereqetin’ ne do të kërkojmë edhe një donacion tjetër që kanë të bëjnë me aktivitet tona fizike e sportive, me shpresën që do të na bëhet zgjidhje nga ‘Bereqeti’”, është shprehur Musli Arifi.
Koordinatori i “Bereqetit” në Gjakovë, Abdurrahman Bejtullahu, thotë se kërkesa e kësaj shoqate për produkte ushqimore është realizuar me shumë sukses brenda pak ditëve dhe se shpreson që edhe kërkesa tjetër e kësaj shoqate do të realizohet shumë shpejtë.
“Kemi pranuar një kërkesë nga fillimi i këtij muaji që të gëzojmë këto familje me pako ushqimore dhe ne sot falë Zotit e plotësuam këtë kërkesën e tyre, ku shuma që kemi sjell është shumë e vogël. Ne si ‘Bereqet’ u premtuam që edhe kërkesën tjetër të tyre për gjëra sportive do ta realizojmë së shpejti. Ne sot dhuruam nga 25 kilogram miell për secilën familje së bashku me nga një pako me produkte ushqimore dhe nga një qese higjienike”, ka deklaruar Abdurrahman Bejtullahu.
Kryetari i kësaj shoqate shprehë edhe shqetësimin e tij për përpjekjet tash e disa viteve për t’u punësuar diku. Ai shprehet i gatshëm për t’u punësuar nga ndonjë kompani, por që deri më tash po e ka të pamundur të gjejë një vend pune.

Shfaq më shumë në Bereqeti

Shfleto

Myftiu Tërnava u prit në takim nga sekretari gjeneral i Ligës së Botës Islame RABITA, dr. Muhamed Abdulkerim al Isa

Prishtinë, më 23 prill 2024 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërna…