Prishtinë, 28 shkurt 2018
Shoqata humanitare bamirëse “Bereqeti”, që është pjesë e Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, në koordinim me degën e saj në Prishtinë dhe me donatorët bamirës; dhuroi për Institutin Special të Shtimes 70 çarçafë dhe 65 nënkresa (jastëkë) për 65 rezidentë të këtij instituti. Drejtori i këtij Instituti u shpreh shumë falënderues për përkrahjen dhe bashkëpunimin e ndërsjelltë. Bereqeti ka vite që e përkrah pa ndërprerje këtë institut, me veshje, me atrikuj ushqimorë dhe me mjete të tjera të nevojshme. Shoqata humanitare bamirëse “Bereqeti” gjithnjë është në shërbim të nevojave të popullatës.