Bereqeti ndihmon 13 familje në Dubravë të Ferizajt Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Prishtinë, 12 prill 2020 Ndihmohen me veshmbathje familjet nevojtare në Dubravë të Ferizajt. Shoqata Humanitare Bamirëse “Bereqeti”, dega në Ferizaj, u kujdes që të ndihmonte familjet nevojtare me rroba dhe këpucë.Këto ndihma u shpërndanë në fshatin Dubravë të Komunës së Ferizajt dhe përfitues ishin 13 familje. Koordinatori i degës Naim ef. Rexhepi, falënderoi Nebi Halitin, donator i këtyre ndihmave. Ai përmes tij falënderoi gjithë donatorët dhe bamirësit që këto ditë janë duke ndihmuar familjet nevojtare, me lutje tek i Madhi Zot që t’i shpërblejë me të mirat e Tij.