Prishtinë, 22 maj 2019
Këshilli i Bashkësisë Islame i Gjakovës, në bashkëpunim me shoqatën humanitare “Bereqeti”, për nder të muajit të bekuar të Ramazanit, u ka shpërndarë këto ditë 100 pako ushqimore familjeve skamnore në Komunën e Gjakovës.
Abdurrahman Bejtullahi, përfaqësues i shoqatës humanitare “Bereqeti”, në Gjakovë, falënderoi Kryesinë e Bashkësisë Islame që, nëpërmejt shoqatës  “Bereqeti”, vazhdimisht po u del në ndihmë familjeve skamnore për nder të muajit të bekuar Ramazan, ai u shpreh: “Këto pako janë ngashoqata humanitare “Bereqeti”,  e cila vazhdimisht ka ndihmuar nevojtarët, andaj edhe këto ndihma janë të mirëseardhura që t’ua japim familjeve të varfra dhe atyre me nevojë. Nevoja është shumë e madhe për ndihma, ne po mundohemi që t’u dalim në ndihmë familjeve që kanë nevojë më të ngutshme, me anë të këtyre pakove ushqimore mundohemi që të zbusim sadopak gjendjen e rëndë ekonomike që kanë këto familje skamnore të komunës së Gjakovës dhe që t’i gëzojmë familjet e varfra dhe ato familje që kanë nevojë që edhe ata të ndiejnë gëzimin për Ramazan”,- tha ai.

Bejtullahi tha se deri më sot kanë arritur  t’i shpërndajmë 650 pako ushqimore dhe beson që me ndihmën e Zotit deri në natën e fundit të Ramazanittë arrijnë t’i shpërndajmë 1000 pako ushqimore familjeve skamnore që sadopak të zbusin gjendjen e tyre sociale që edhe ata ta ndiejnë atmosferën e Ramazanit në sofrat e tyre.

Edhe familjarët u shprehën shumë falënderues për ndihmat që i morën. Burim Hasani njëri nga ata që morën pako ushqimore tha:”… këto pako po na gjenden në ditët më të vështira që kemi nevojë ne gjatë këtij muajit të bekuar dhe e falënderojmë hoxhën Abdurrahman, i cili na thirr dhe na ndihmon në çdo muaj. Zoti jua shpërbleftë!”. Po në këtë vazhdë, me pako ushqimore u ndihmuan edhe gratë të cilat marrin shërbime në shoqatën “Medica Kosova”.

Ky donacion është nga Ambasada e Emirateve të Bashkuara Arabe në Podgoricë, gjegjësisht nga  fondacioni “Khalifa bin Zajed Al Nahjan” nga shteti Emirateve të Bashkuara Arabe dhe çdo pako ka vlerë prej 50 eurove.

Shoqatat “Gjysmëhëna e kuqe” dhe “Khalifa bin Zajed” gjatë ditëve të ardhshme, do të shpërndajnë gjithsej 2600 pako në tërë Republikën e Kosovës.

Shfaq më shumë në Bereqeti

Shfleto

Myftiu Tërnava takoi zëvendësministrin për Çështje të Umres së  Arabisë Saudite, dr. Abdulaziz Vezan

Prishtinë, më 14 janar 2025 Në kuadër të takimeve me personalitetet që po marrin pjesë në …