Prishtinë, 2 tetor

Shoqata humanitare “Bereqeti”, deri më tani ka shpërndarë 1500 çanta shkollore me pajisje të tjera shkollore në 11 komuna të Kosovës.

Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, drejtori i Bereqetit, Behxhet ef.Ajvazi, uroi të gjithë mësuesit dhe nxënësit për fillimin e vitit të ri shkollor, duke lutur Zotin që t’u ndihmojë dhe t’u japë mbarësi në këtë rrugë të shenjtë. Një ndër komunat që janë shpërndarë këto çanta dhe pajiseje shkollore është edhe Ferizaj.

Koordinatori i Bereqetit në Këshillin e Bashkësisë Islame të Ferizajt tha se edhe sot kanë shpërndarë dhurata për nxënësit e pesë shkollave të fshatrave Nerodime e Ulët, Jezerc, Manastircë, Pleshinë dhe Zaskok. Në emër të shkollave këto materiale u pranuan nga vetë drejtorët e shkollave përkatëse. Shoqata Humanitare “Bereqeti”, dhuroi çanta dhe pajisje të tjera përcjellëse, ngjyra, lapsa, fletore, dhurata,veshmbathje etj. për nxënësit e shkollave

  • ShFMUL ‘Kostandin Kristoforidhi ‘– Nerodime e Ulët – drejtor Muhamet Murati
  • ShFMUL ‘Skënderbeu’ – Jezerc – drejtor Burim Ugzmajli
  • ShFMUL ‘Dëshmorët e Lirisë’ – Manastircë – drejtor Enver Kashtanjeva
  • ShFMUL ‘Pesë dëshmorët e UÇK-së’ – Pleshinë – drejtor Bujar Shatrolli
  • ShFMUL ‘Naim Frashëri’ – Zaskok – drejtor Ismet Çerkini.

Nxënësit dhe drejtuesit e shkollave falenderuan shoqatën humanitare “Bereqeti”, e cila vazhdimisht po ndihmon nxënësit me çanta dhe pajisje shkollore.

Shfaq më shumë në Bereqeti

Shfleto

Drejtori Simnica priti në takim kryetarin e Xhamisë Shqiptare në Neumarkt të Gjermanisë, z. Naser Gashin

Prishtinë, më 19 prill 2024 Drejtori i Diasporës në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovë…