Prishtinë, 16 tetor 2015
Sekretari i përgjithshëm i Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, Resul ef. Rexhepi priti në selinë e BIK-ut rabinin Jack Bemporad, një nga personalitetet më të njohura të Komunitetit Hebraik në SHBA, i cili ka ndihmuar dhe vazhdon të ndihmojë në dialogun ndërfetar gjithandej botës.
Resul ef. Rexhepi e informoi rabinin Bemporad me organizmin e jetës fetare dhe funksionimin e BIK-ut dhe institucioneve të saj, dhe mbi kontributin e pandërprerë të BIK-ut në kultivimin e kulturës së bashkëjetesës, paqes dhe tolerancës, pra për bashkëpunimin e ngushtë me të gjitha komunitetet fetare në Kosovë.
Në anën tjetër, rabini Jack Bemporad e vlerësoi lart bashkëjetesën dhe tolerancën që mbretëron në mesin e komuniteteve që jetojnë në Kosovë, dhe theksoi se Kosova shërben si një shembull i shkëlqyer dhe model për botën.
Rabini Jack Bemporad është themelues i Qendrës për Mirëkuptim Ndërfetar, që ka për qëllim promovimin e dialogut ndërfetar, respektit të ndërsjellë dhe kuptimit teologjik të parimeve bazë të feve.
Sekretari Resul ef. Rexhepi në fund e falënderoi rabinin Bemprad për vizitën e tij, si dhe i ofroi gatishmërinë e BIK-ut për bashkëpunim të mëtutjeshëm.