Prishtinë, 03 dhjetor 2018
Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, nëpërmjet shoqatës së saj bamirëse “Bereqeti”, shpërndau 50 çanta me materiale shkollore për fëmijët e shkollave fillore të Hanit të Elezit. Realizimi i këtij projekti erdhi i rezultat i bashkëpunimit të Bashkësisë Islame të Kosovës dhe Qeverisë së Dubait, respektivisht Organizatës për Humanitet dhe Bamirësi “Muhamed bin Rashid al Maktum”. Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame të Hanit të Elezit z. Musa Vila falënderoi Kryesinë e BIRK-ut për këto ndihma, të cilat i quajti shumë të domosdoshme për këta nxënës. Këto çanta u shpërndanë në degët e shkollës “Ilaz Thaçi” në fshatrat Seçisht dhe Krivenik. Vlera e një çante është afër 30 euro.
Nga ana e tij drejtori i shoqatës “Bereqeti”, z. Fitim Flugaj tha se aksioni me shpërndarje të këtij donacioni do të vazhdojë në tërë territorin e Kosovës, në afro 100 fshatra të thella të Kosovës, më konkretisht në tetë komuna, kryesisht në zonat rurale, me qëllimin e vetëm që këta fëmijë ta ndiejnë vetën të inkurajuar për mësim.