Udhëheqësi i shërbimit financiar të Kryesisë së BIK Kasim Gërguari
Në prag të ramazanit mbledhje me arkëtarët e këshillave vendor
Në kuadër të përgatitjeve për muajin e madhëruar të Ramazanit, më datë 21 qershor 2012, udhëheqësi i Shërbimit Financiar të Kryesisë së BIK-së, ka takuar nëpunësit/arkëtarët e këshillave vendor të BI-së.
Në këtë takim, Kasim ef. Gërguri, para arkëtarëve të këshillave vendor ka prezantuar strategjinë e veprimit gjatë muajit të Ramazanit për shërbimin financiar në nivel këshillash dhe në nivelin qendror.
{jathumbnail}Po, ashtu para arkëtarëve u shpalos edhe projekti për menaxhimin e të hyrave që krijohen gjatë Ramazanit dhe pas tij. “Detyrë kryesore mbetet grumbullimi i sadakatul-fitrit, zeqatit për fondet e Bashkësisë Islame të Kosovës, ngase vetëm falë këtyre fondeve bëhet e munduar funksionimi normal i Medreseve anekënd Kosovës, pastaj funksionimi i Fakultetit të Studimeve Islame, si dhe e gjithë veprimtaria dhe aktiviteti i Bashkësisë Islame të Kosovës”. – tha ndër të tjerash, udhëheqësi financiar i Kryesisë së BIK-së, Kasim ef. Gërguri.