Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava i shoqëruar nga bashkëpunëtorët më 2 qershor, u prit nga ambasadori i Kuvajtit në Tiranë, z. Najeeb Al – Bader, të cilin myftiu edhe njëherë e falënderoj për ndihëm që ka dhënë vendi i tij për Bashkësinë Islame të Kosovë e posaçërisht për ndihëm e përkrahjen që kanë dhënë për Kosovën. Myftiu, gjithashtu e njohu ambasadorin kuvajtian edhe me të arbitruar e fundit të Bashkisë Islame si dhe me projekte që ka në plan ti realizoj e për të cilat kërkoj ndihem dhe mbështetje nga fondacionet e Kuvajtit.
Ambasadori, z. Najeeb Al – Bader, pasi e falënderoj Myftiun për vizitën, e njohu atë me përkrahen që bënë Kuvajti përmes ambasadës në Shqipëri në fushën e kulturës, ku veçoj projekt e realizuar në Krocë, Bajramcurr e Shkodër. Ambasadori kuvajian u shpreh i impresionuar me të arriturat e BIK. Ambasadori shprehu edhe kësaj radhe gatishmërinë e tij për të ndihmuar në realizimin e projekteve të BIK përmes donacioneve kuvajtiane.
Gjatë qëndrimin në Tiranë, Myftiu Tërnava vizitoj edhe ambasadën e Mbretërisë së Arabisë Saudite, ku u prit nga ambasadori, Abdullah Abdulaziz Al Abdulkerim. Myftiu me ambasadorin sauditë bisedoj për përgatitjen e haxhit të sivjetmë. Këtu myftiu i dorëzoi ambasadorit Marrëveshjen e Haxhi për vitin 2014. Myftiu Tërnava dhe ambasadori saudit biseduan edhe për rrjedhën e realizimit të disa projekteve në BIK të financuar nga Arabia Saudite.