Prishtinë, 3 dhjetor 2013

Myftiu Tërnava duke i shprehur mirëseardhje falënderoi ambasadorin për vizitën, e në veçanti  falënderoi për kontributin e shtetit të Arabisë Saudite dhënë Kosovës dhe popullit të saj gjatë vitesh. Myftiu përmes tij falënderoi edhe Ministrinë e Vakëfeve për mbështetjen materiale të ndërtimit edhe të shtatë xhamive të reja, kryesisht nëpër fshatra të Kosovës.

Me këtë rast, ambasadori dorëzoi edhe çekun me vlerë prej 165 mijë euro për fillimin e ndërtimit të këtyre xhamive.
Ambasadori AbdelKerim falënderoi Myftiun për mikpritjen dhe e uroi për rizgjedhjen e tij në krye të BIK. ”Ju uroj suksese në çuarjen përpara të proceseve në institucionet dhe organet e BIK edhe në të ardhmen sikur keni vepruar deri tani”, – tha mes tjerash ambasadori Abdullah AbdelKerim.
”Marrëdhëniet tona mes dy vendeve janë të shkëlqyera si në rrafshin politik, ashtu edhe në atë ekonomik e fetar”, -theksoi Myftiu Tërnava. Ai me këtë rast falënderoi ambasadorin dhe shtetin e tij për ndarjen fondit për ndërtimin e magjistrales Prishtinë-Mitrovicë.{gallery}saudiambs1213{/gallery}

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava takoi zëvendësministrin për Çështje të Umres së  Arabisë Saudite, dr. Abdulaziz Vezan

Prishtinë, më 14 janar 2025 Në kuadër të takimeve me personalitetet që po marrin pjesë në …