Prishtinë, 5 prill 2012
Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava priti sot, dijetarin e njohur turk, Prof. Dr. Tajar Altikulaç, i cili shoqërohej edhe nga Mustafa Ozxhan dhe bashkëpunëtorë të tjerë.
Myftiu Tërnava pasi i dëshiroi mirëseardhje dhe e falënderoi për vizitën tha se për ne është nder që ju kemi sot për vizitë këtu.
Myftiu e njohu dijetarin turk edhe me organizmin, rezultatet, arritjet dhe sfidat që ka Bashkësia Islame e Kosovës dhe institucionet e saj.
Myftiu Tërnava e njohu Tajar Altikulaçin edhe me projektet që janë në realizim e sipër nga Bashkësia Islame siç është Katalogu i dorëshkrimeve orientale, Monografia e xhamive, si dhe tash së fundmi plani për ndërtimin e Xhamisë në Prishtinë.
Prof dr. Tajar Altikulaç tha se është i entuziazmuar me projektet që po realizon Bashkësia Islame e Kosovës dhe shprehu përkrahjen e tij në këtë drejtim.
Dijetari turk, pas takimit me Myftiun mbajti një ligjëratë në Fakultetin e Studimeve Islame në Prishtinë, ku fillimisht u prit nga dekani prof. dr. Qazim Qazimi.{jathumbnail}
Në ligjëratën e tij para studentëve të FSI-së, Prof. Dr. Tajar Altikulaç u përqendrua në rëndësinë që ka mësimi dhe studimi për brezat e rinj.
“Ju të dashur studentë, jeni njerëz më me fat, ngase keni zgjedhuar që të studioni në moshën më të mirë, dhe për profesionin më të mirë, misioni i jua është që të edukoni popullin, e për të edukuar popullin, ju duhet që të jeni të përgatitur, e për t’u përgatitur ju duhet që të studioni”
Ligjërata e Prof. Dr. Tajar Altikulaçit u ndoq me interesim nga studentët e Fakultetit të Studimeve Islame në Prishtinë.