Prishtinë, 18 qershor 2017
Në kuadër të vizitave po zhvillon ekipi i ramazanit nga Kryesia e Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës në diasporë, ishte qyteti Bohum i Gjermanisë ku Mr. Besim ef. Mehmeti njeherit zv/shef i kabinetit të Myftiut Tërnava vizitoi shoqatën kulturore gjermano-shqiptare “Fatime” në xhaminë e Bohumit. Nikoqirët në krye me imamin Elmaz ef. Bajrami treguan respekt dhe pritje të ngrohtë për mysafirin nga Kryesia e BIRK-së ku në shenjë respekti shtruan iftar së bashku me mërgatën tonë.

Mehmeti mbajti ligjëratë para namazit të teravisë ku u fokusua mbi aktivitetet e BIRK-së dhe diaspora shqiptare dhe më pas udhëhoqi faljen e namazit të teravisë.

Imami Elmaz ef. Bajrami falënderoi Mehmetin për vizitën dhe në emër të xhematit dhe shoqatës vlerësoi se vizitat e tilla janë të një rëndësie të veçantë dhe të nevojshme për mërgatën tonë dhe urat e komunikimit duhet të forcohen edhe më në këtë aspekt.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…