AKSIONI I TUBIMIT TË NDIHMAVE PËR TË PREKURIT NGA VËRSHIMET E JANARIT 2023 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, njofton se aksioni për tubimin e ndihmave materiale për të dëmtuarit nga vërshimet e janarit, vazhdon edhe më tej deri në ditën e premte-xhumanë vijuese, të datës 03.02.2023. Të gjithë të interesuarit për të mbështetur dhe për të kontribuar në fondin për ndihmë të të prekurve nga vërshimet, mund ta bëjnë në bankën NLB, me të dhënat e poshtëcekura: NLB BANKA Emërtimi: Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës IBAN: XK05 1700200100103672 SWIFT CODE: NLPRXKPR Përshkrimi: VËRSHIMET E JANARIT 2023