(Raport i përmbledhur për 21 prill 2020)
Aksioni humanitar “Sofra e Ramazanit 2020” që po organizohet nga Shoqata Humanitare Bamirëse “Bereqeti”, është duke ecur mbarë e mirë. Bereqeti është bërë adresë e sigurt ku bamirësit e vullnetmirët qoftë nga Kosova por edhe diaspora vazhdojnë të derdhin mjetet e tyre duke ndihmuar këtë aksion humanitar dhe duke iu përgjigjur pozitivisht kësaj iniciative të nisur nga SHHB “Bereqeti”.

Me këtë rast SHHB “Bereqeti” falënderon të gjithë kontribuuesit e deri tanishëm duke lutur Zotin xh.sh., që tua shtojë bereqetin dhe suksesin këtyre bamirësve por edhe tjerëve që do të ndihmojnë gjatë ditëve në vijim.

Bashkatdhetarët tanë nga Zvicra të organizuar nga Behar Gola kanë dhuruar 12.500 euro

10 mijë euro u dhuruan nga familja e haxhi Ruhan Pacolli

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri dhe nënkryetari i Komunës Faruk Mujka, dhuruan 100 pako në vlerë të 50 eurove.

Shoqata “Peja” nga Nju Jorku, dhuroi 200 pako ushqimore.

Hoxhë Muhamed Mavraj nga Peja dhuroi 100 euro;
Mirsad Duraku nga Peja ka dhuruar 100 euro;
Naim Slivova nga Peja ka dhuruar 100 euro.

Vëllezërit Salihu nga Tërsteniku i Vitisë, dhuruan 400 euro

Një person nga Kaçaniku anonim dhuroi 700 euro.

Ordinanca Stomatologjike “Mici Dent”,nga Kaçaniku me dentist dr. Astrit Sokoli ka dhuruar 250 euro.

Valbona Taraku nga Zvicra ka dhuruar 12 pako ushqimore

Hisni Gashi, Zvicra ka dhuruar 2 pako ushqimore

Ky aksion humanitar ka filluar më 11 prill dhe vazhdon deri më 1 maj.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…