Prishtinë, 31 maj 2018
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava, gjatë qëndrimit në Ankara, u prit nga drejtori i përgjithshëm i Drejtorisë së Vakëfeve të Turqisë, z. Adnan Ertemi, të cilin Myftiu e falënderoi për projektet e realizuara në Kosovë në kuadër të restaurimit dhe ringritjes së objekteve të trashëgimisë kulturore të periudhës osmane.

Myftiu Tërnava u shpreh se puna që ka bërë Drejtoria e Vakëfeve në Kosovë për ringritjen dhe restaurimin e objekteve që kanë vlera monumentale, në bashkëpunim me Bashkësinë Islame të Kosovës, është e një rëndësie të veçantë për historinë kulturore të Kosovës, ngase po rikthehet e kaluara jona historike që ishte lënë pas dore me dekada të tëra.
Ndërsa, drejtori i Drejtorisë së Vakëfeve, z. Adnan Ertemi, shprehu gatishmërinë e institucionit që ai drejton të rritë bashkëpunimin me BIK-un dhe Kosovën edhe në fusha të tjera.
Dy bashkëbiseduesit u dakorduan që të rritin nivelin e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve në të mirë të ruajtjes dhe të promovimit të vlerave kulturore.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Hytbeja e Myftiut të Kosovës, Naim ef. Tërnava, e mbajtur me rastin e festës së Fitër Bajramit

Familja Sot është ditë feste, ditë gëzimi, ditë mëshire e shpërblimi, ngase të gjitha adhu…