Më 25 janar Myftiu i Republikës së Kosovës, Naim ef Tërnava morri pjesë në promovimit elektronik të Enciklopedisë Islame “1oo vite në shërbim të kulturës  dhe civilizimit islam”.Promovimi u mbajt në sallën e madhe “Halic kongre merkzi” në Stamboll. Organizatorë i këtij tubimi ishte Diyaneti i Republikës së Turqisë.

Në këtë tubim morën pjesë kryetari i Dijanetit prof Dr.Mehmet Gormez ,Kryeministri i Republikës së Turqisë Rexhep Tayyip Erdogan dhe shumë ministra e deputet të parlamentit të Turqisë. Poashtu në këtë promovim morën pjesë bashkësitë  islame të rajonit dhe më gjerë. Delegacioni i Republikës së Kosovës mori pjesë me Myftiun e Republikës së Kosovës Mr.Naim ef Tërnava i shoqëruar nga dekani i Fakultetit të Studimeve Islame Prof.dr. Qazim Qazimi si dhe Lutfi Ballik, kryetar i KBI të Prizrenit.  Në këtë tubim u bë edhe dekorimi i dijetarëve islam të cilët për tridhjetë vite me radhë kontribuuan në përpilimin e Enciklopedisë Islame e cila sot numëron 44 vëllime. Pas këtij evenimenti  Kryeministri i Republikës së Turqisë Rexhep Tayyip Erdogan takoj Myftilerë të ardhur nga shumë shtete. Myftiu Tërnava poashtu u takua me shumë personalitete të jetës fetare  e politike të Turqisë dhe pjesëmarrësve tjerë në këtë tubim.{gallery}stamboll14jan{/gallery}

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Fakulteti i Studimeve Islame promovoi programin e ri “Akademia – Studime Islame dhe Lidership”

Prishtinë, më 2 maj 2024 Fakulteti i Studimeve Islame, ka promovuar sot programin e ri, “A…