Prishtinë , 25 janar 2014
Shënimi i ditëlindjes së Profetit Muhamed, mblodhi sot në Podujevë një numër të konsiderueshëm të qytetarëve të kësaj ane. Përfaqësues të Bashkësisë Islame të Kosovës, Ahmet Sadriu, Bahri Sejdiu dhe Fatmir Iljazi, nderuan me pjesëmarrjen e tyre këtë organizim.

Në mesin e të pranishmëve ishin edhe përfaqësuesit e Kuvendit Komunal të Podujevës, përfaqësues të KFOR-it, shoqatave të dala nga lufta, përfaqësues të partive politike, Policisë së Kosovës, që me praninë e tyre vetëm sa e bënin këtë tubim më madhështor.
Në fjalën e tij përshëndetëse, Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Podujevë, Bekim ef. Jashari, iu shprehu mirëseardhje të pranishmëve dhe i falënderoi nga zemra për prezencën e tyre: “ jemi të nderuar që si Bashkësi Islame, po tubohemi së bashku për të përkujtuar figurën më të ndritur të njerëzimit, figurën e cila lindi në agimin e hershëm të një dite me diell si sinjal se lindja e tij ishte lindje e dritës, dhe po ashtu ndërroi jetë në momentet e lindjes së diellit, çka nënkupton se drita hyjnore filloi me lindjen e tij dhe nuk përfundoi me vdekjen e tij. Ishte ky personaliteti i Muhamedit a.s.”, u shpreh ef. Jashari.
Në emër të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, të pranishmëve iu drejtua Ahmet ef. Sadriu, drejtor i drejtorisë për botim dhe informim, i cili përcolli përshëndetjet e Myftiut Tërnava dhe elaboroi dhe trajtoi në formën më të bukur temën mbi personalitetin e Pejgamberit a.s. në të gjitha sferat e jetës njerëzore: ”Sot, në këtë eveniment, bashkë me ju, po i bashka ngjitemi vargut të tubimeve dhe manifestimeve që mbahen në mbarë botën islame, duke përkujtuar figurën më madhështore në rruzullin tokësor, të sojit njeri, Muhamedit a.s. Ai ishte udhërrëfyesi i mbarë njerëzimit. Ai ishte mëshirë për mbarë botërat, krijesa më e mirë e Zotit, drita e njerëzimit. Si para shpalljes, njashtu edhe gjatë misionit dhe profecisë së tij, gjithherë ishte shëmbëlltyrë, ishte model, askush nuk i rezistonte personalitetit dhe moralit të tij. Ai rrezatonte dritë, paqe, dashuri e mirësi. Të reflektojmë në shoqërinë tonë duke pasur gjithmonë shembull fjalët, sjelljet dhe moralin e të dërguarit tonë Muhamedit, paqja dhe bekimet e Zotit qofshin mbi të”.{gallery}mevludpdjv14{/gallery}
Në kuadër të këtij eventi, Këshilli i Bashkësisë Islame në Podujevë, ndau mirënjohje me motivacion kontributin e tij në edukimin e brezave dhe veprimtari patriotike, për veteranin e institucionit të BI nga këto anë, Mustafë ef. Dervisholli, i cili tërë jetën e tij ia kushtoi përhapjes së dritës së Zotit edhe në periudhat më të errëta të historisë sonë. Fjala e efendi Dervishollit, i cili u entuziazmua nga kjo surprizë, u përqendrua në peripecitë e tij për thirrjen në besim dhe shenjtërinë e atdheut, gjatë periudhës së sistemit monist, çka bëri që të gjithë të pranishmit të emocionohen duke mos u përmbajtur nga lotët e tyre.
Në përfundim, imamët: Mustafë ef. Dervisholli, Xhevat ef. Maçastena dhe Kreshnik ef. Abdullahu recituan pjesë nga Kurani, mevludi dhe ilahi të ndryshme.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava priti në takim shefen e UNMIK-ut, znj. Carolina Ziadeh

Prishtinë, më 9 tetor 2024 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnav…