Data: 16 tetor 2020
Këshilli i Bashkësisë Islame i Lipjanit shpall:
KONKURS
Për plotësimin e vendit të lirë të punës:
1. Imam, hatib dhe mualim në xhaminë e fshatit Ribar i Vogël;
2. Imam, hatib dhe mualim në xhaminë e fshatit Dobrajë e Madhe;
3. Imam, hatib dhe mualim në xhaminë e fshatit Topliqan.
Kandidatët duhet t’i plotësojnë këto kushte:
Të kenë të kryer Medresenë, FSI-në ose Fakultetin e Studimeve Islame jashtë vendit (diploma e vërtetuar nga Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës);
T’u përmbahen Kushtetutës së Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, rregulloreve, vendimeve të Kryesisë dhe Rregullores së Këshillit;
Të kenë aftësi komunikuese dhe organizative për çështje fetare;
Të jenë të shëndoshë psikikisht dhe fizikisht;
Të mos kenë vërejtje në punë, nëse paraprakisht kanë qenë të punësuar;
Të jenë të pranueshëm nga Këshilli i Xhamisë dhe xhemati përkatës;
Të jenë nënshtetas të Republikës së Kosovës.
Dokumentet e kërkuara:
Krahas kërkesës për punësim, duhen bashkëngjitur edhe këto dokumente: Diploma e Medresesë dhe ajo e Fakultetit;
Certifikata e lindjes;
Certifikata shëndetësore;
Certifikata se nuk është nën hetime ose i dënuar;
Vërtetimi për përvojën e punës;
Deklaratë me shkrim se ka për t’i kryer të gjitha shërbimet fetare;
CV –ja, të dhënat personale, kualifikimet ose dëshmitë për aftësim profesional;
Letërnjoftimi (fotokopje).
Të gjitha dokumentet të jenë në origjinal!
Vërejtje:
Dokumentet dorëzohen në zyrën e Këshillit të Bashkësisë Islame të Lipjanit.
Dokumentet e pakompletuara, si dhe ato që arrijnë pas afatit të paraparë, nuk do të merren në shqyrtim.
Konkursi është i hapur 15 ditë kalendarike, nga dita e publikimit në websajtin e Kryesisë së BIRK-ut.