Prishtinë, 15 tetor 2020

Sot në Malishevë është promovuar libri i Harun ef. Shabanajt “Trashëgimia Islame në Llapushë 1529-2020”, libër ky që përmban historinë dhe jetën fetare islame në trevën e Llapushës, duke filluar që nga kontaktet e para me Islamin, ndërtimin e xhamive, shkatërrimin e tyre gjatë luftës së fundit dhe rindërtimin e tyre.

Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Malishevë, Sead Pacarizi, e cilësoi veprën e hoxhës si një hap tejet të rëndësishëm edhe për hoxhallarët të tjerë që të ndriçojnë trashëgimin islame në Kosovë.

Në promovimin e këtij libri mori pjesë edhe kryetari i kësaj komune, Ragip Begaj, i cili veçoi bashkëpunimin e mirë në vazhdimësi me Bashkësinë Islame. Ai u shpreh i lumtur që hoxhallarët edhe nga roli i shkrimtarëve dhe intelektualëve po kontribuojnë në të mirën e fesë dhe kombit.

Rëndësi të veçanti shkrimit të historisë islame në trevat shqiptare i dha edhe anëtari i Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës dhe njëkohësisht kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjakovë, Valon Myrta.

Recensenti i këtij libri i cili njëkohësisht është edhe dekan në Fakultetin e Studimeve Islame, Fahrush Rexhepi e cilësoi këtë vepër si tejet të rëndësishme për dy arsyeje kryesore; për shkak se një libër të tillë për këtë trevë nuk ka ekzistuar më parë dhe për monologun e veçantë. Në fund të ceremonisë promovuese, autori i kësaj vepre, Harun ef. Shabanaj u shpreh tejet i lumtur që pas një pune prej 1 dekade ky libër tashmë është në duart e lexuesve.

Në këtë monografi të autorit Shabanaj, janë përfshirë 170 personalitete fetare së bashku me kontributin e tyre. Po ashtu përmes kësaj vepre është pasqyruar trashëgimia fetare përmes dokumenteve, librave, fotografive eksponante etnologjike dhe mbi shkrime orientale.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Listat e pagesave për projektin “Kurbani 2024” në Bashkësinë Islame të Kosovës

Bashkësisë Islame e Kosovës njofton të gjithë besimtarët se ka përfunduar me sukses për kë…