Prishtinë, 24 janar 2014
Kryesia e BIK, mirëpret vendimin e Tribunalit të Hagës, të marrë më datë 23 janar 2014, me ç’rast konfirmoi vendimin e parë që kishte shpallur të katër ish-zyrtarët fajtorë në vitin 2009, kur gjykata kishte konstatuar që “’ka pasur një fushatë të dhunës drejtuar kundër shqiptarëve të Kosovës të zhvilluar nga forcat nën kontrollin e autoriteteve jugosllave dhe serbe, gjatë së cilës kishte incidente të vrasjeve, keqtrajtimeve seksuale dhe shkatërrimeve të qëllimshme të xhamive”.

Ky vendim është  lajm i mirë dhe një shpresë më shumë se drejtësia triumfon, dhe se viktimave të këtyre trevave dita ditës po u shërbehet drejtësia. Prandaj ne përgëzojmë drejtësinë ndërkombëtare për këtë fitore.
Popullata e Kosovës ende i vuan pasojat e atij konflikti, ku akoma më se 1700 persona ngelen të pagjetur duke lënë familjarët e tyre tash e 14 vite ende në ankth.
Institucioni i Bashkësisë Islame të Kosovës dhe në veçanti xhamitë e saj ishin cak i sulmeve të qëllimshme dhe  më barbare të forcave ushtarake dhe paraushtarake serbo-jugosllave. Për këtë ne kemi ngritur shqetësimet vazhdimisht tash e 14 vite gjë që konfirmon edhe Tribunali i Hagës.  Bashkësia Islame e Kosovës ka të regjistruara mbi 218 xhami të djegura dhe të shkatërruara dhe dhjetëra imamë, myezinë, medresantë dhe studentë të vrarë.
Bota e qytetëruar e di se xhamitë kudo në botë, dhe në Kosovë në veçanti kanë qenë dhe mbeten institucione të paqes, mëshirës e faljes. Dhe është padrejtësi e madhe, nga më të mëdhatë që të kryhen krime ndaj tyre.
Që nga ajo kohë, Bashkësia Islame e Kosovës në vazhdimësi ka kërkuar drejtësi për dhunën që iu është shkaktuar. Njëherë nën dhunën e diktaturës komuniste, ku iu morën shumë nga pronat e vakëfet e saj, më pas nën sulmet e vazhdueshme të regjimit serb që shkaktoi rrënime, djegie, dhe shkatërrime, kanë lënë institucionin fetar në gjendje shumë të rëndë, pasojat e së cilave akoma as sot e kësaj dite nuk kemi arritur që t’i evitojmë.
Prandaj në emër të Drejtësisë, dhe duke u nisur nga të gjitha të drejtat e garantuara ndërkombtarisht, dhe të vërtetuara edhe me Vendimin e sotëm të Tribunalit të Hagës që xhamitë në Kosovë janë shkatërruar qëllimisht dhe pa asnjë arsye, kërkojmë nga drejtësia ndërkombëtare, institucionet relevante ndërkombëtare reparacion dhe dëmshpërblimet  përkatëse. Në veçanti kërkojmë nga Qeveria e Republikës së Kosovës që ajo të ngre zërin dhe edhe përmes partnerëve të saj të çojë përpara këtë kërkesë legjitime të BIRK, dhe të popullit të Kosovës për kompensimin e dëmeve të shkaktuara gjatë agresionit serbo-jugosllav.
Bashkësia Islame e Republikës së Kosovës është e bindur që rrugëtimi drejt paqes, prosperitetit dhe integrimeve që synojmë si shoqëri e Kosovës realizohet përmes drejtësisë së shërbyer njësoj dhe pa dallim për të gjithë.

  • Tender

    Prishtinë, 20 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës Shpall: I. …
  • Tender

    Prishtinë, 12 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës Shpall:&nbs…
  • Konkurs

    Datë: 6 nëntor 2024 Këshilli i Bashkësisë Islame në Drenas, shpallë: K O N K U R S Për plo…
Shfaq më shumë në Njoftime

Shfleto

Tender

Prishtinë, 20 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës Shpall: I. …